“Basha e Berisha desh u vranë më 8 janar!” Sula: Politika ushqen urrejtje dhe ndodhin ngjarje si vrasja e gjyqtarit

“Basha e Berisha desh u vranë më 8 janar!” Sula: Politika ushqen urrejtje dhe ndodhin ngjarje si vrasja e gjyqtarit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, komentoi në emisionin “Off the Record” të Andrea Dangllit në A2 CNN ngjarjen tragjike të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, duke bërë një paralelizëm me tensionet brenda vetë Partisë Demokratike. Sula kujtoi se më 8 janar, gjatë përplasjes mes ish-liderëve të PD-së, Sali Berisha dhe Lulzim Basha, situata kishte marrë përmasa ekstremisht të rrezikshme: “Mbajeni mend rastin e 8 janarit. Ajo ishte vetëgjyqësi! Turma u ngrit për të sulmuar turmat e tjera, për të vrarë vëllezër të tjerë. Gati u shqyen njëri-tjetrin. Kjo tregon kulturën dhe edukatën se si situata mund të shpërthejë kur politika i nxit njerëzit të shikojnë njëri-tjetrin si armik”, deklaroi Sula. Ai shtoi se problemi nuk është individi, por mënyra se si politika ka kapur...