Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“S’është vetëm autori fajtor”, Vangjeli trondit me deklaratën pas vrasjes së Astrit Kalaja: Gjyqtarin e vranë për..
I ftuar në një emision televiziv, gazetari Lorenc Vangjeli u shpreh se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja është një akt që trondit jo vetëm sistemin e drejtësisë, por vetë themelet e shtetit. Sipas Vangjelit, ngjarja nuk është një episod i izoluar, por pasojë e drejtpërdrejtë e një sistemi të deformuar, ku drejtësia është kthyer në peng të interesave politike dhe mungesës totale të funksionimit institucional.Ai theksoi se armën që vrau gjyqtarin e kanë shkrepur shumë duar jo vetëm autori, por edhe ata që për vite me radhë kanë goditur gjykatat, i kanë politizuar, dhe i kanë braktisur qytetarët përballë padrejtësisë. Pjesë nga deklarata: Atëherë, ka dy momente që nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën, sepse janë anë të ndryshme të të njëjtës medalje. Akti është një akt...