“E nënvlerësuam Putinin”, paralajmëron Macron: Të përgatitemi për skenarin më të keq

“E nënvlerësuam Putinin”, paralajmëron Macron: Të përgatitemi për skenarin më të keq

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, kanë lëshuar paralajmërime të forta për sigurinë e kontinentit europian, duke pranuar se Moska është nënvlerësuar për shumë kohë dhe se kontinenti duhet të përgatitet për çdo skenar, përfshirë më të keqin. Në një intervistë për Frankfurter Allgemeine Zeitung, Macron u shpreh se Evropa ka gabuar në vlerësimin e qëllimeve dhe kapaciteteve të Rusisë. “Për një kohë të gjatë kemi nënvlerësuar Rusinë. Po, ajo është më e dobët ekonomikisht dhe me popullsi në rënie, por prodhon armë me një ritëm shumë më të shpejtë. E kemi nënvlerësuar kërcënimin. Tashmë jemi në një gjendje konfrontimi të përhershëm”, tha Macron. Sipas tij, Rusia përbën kërcënimin më të madh strukturor për Evropën, jo vetëm ushtarakisht, por edhe...