Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kopshti zoologjik kanadez kërcënon të vrasë 30 balena nëse nuk merr fonde qeveritare
Marineland, që është pothuajse e falimentuar, po kërcënon të vrasë 30 balena beluga nëse qeveria federale kanadeze nuk ofron mbështetje financiare, pasi ministri i peshkimit vendosi të bllokojë transferimin e balenave në një park argëtues në Kinë. Marineland, një park argëtimi, kopsht zoologjik, akuarium dhe pyll prej 250 akrash në Ontario, Kanada, është kritikuar për mbajtjen e kafshëve në kushte të këqija. Parku, i cili dikur mirëpriste miliona vizitorë, nuk u hap për sezonin e verës dhe ka ndërprerë veprimtarinë, në pritje të shitjes së tij. Në shkurt, një avokat i parkut tha se planifikonte të largonte kafshët e mbetura ende në vend sa më shpejt të ishte e mundur. Por fati i balenave në veçanti është një çështje që shqetëson aktivistët, të cilët argumentojnë...