Oslo, pezullime fluturimesh pas raportimeve për dronë pranë aeroportit

Oslo, pezullime fluturimesh pas raportimeve për dronë pranë aeroportit

Aeroporti Gardermoen në Oslo pezulloi përkohësisht mbërritjet pasi u raportua prania e disa dronëve në afërsi, njoftoi agjencia norvegjeze e lajmeve NTB, sipas RTS. Policia bëri të ditur se një pilot i kompanisë “Norwegian Air” sinjalizoi se kishte parë midis tre dhe pesë dronë gjatë afrimit në pistë. Për pasojë, disa fluturime hyrëse u devijuan ose u vonuan përkohësisht. Megjithatë, autoritetet norvegjeze theksuan se raportimet për dronët nuk janë konfirmuar ende dhe fluturimet kanë vijuar normalisht pas incidentit. Ky nuk është rasti i parë i tillë: vetëm dhjetë ditë më parë, i njëjti aeroport u mbyll për disa orë për shkak të një droni, duke detyruar devijimin e të gjitha fluturimeve në aeroportet përreth. Ngjarje të ngjashme janë regjistruar edhe në disa aeroporte të tjera...