Karamuço për sigurinë në Gjykatën e Apelit: Nuk kanë dashur policë nëpër këmbë

Karamuço për sigurinë në Gjykatën e Apelit: Nuk kanë dashur policë nëpër këmbë

Profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço thotë se vrasja në Gjykatën e Apelit, tregon se autori nuk ka dashur policë nëpër këmbë. ”Mund të kemi bërë atentate për interesa pronësie, por jo të kemi vrarë. Kjo ngjarje ka dy vrasës, përveç atentatorit që vrau një gjykatës të nderuar, i dyti është edhe ai që ka shkruar rregullat. Me një veprim unilateral administrata gjyqësore marrin përsipër ta caktojnë vetë punonjësin e sigurisë, e ka bërë vetë kancelari i gjykatave, e përcakton rojën në hyrje dhe atë që qëndron në godinë. Ata kanë kërkuar që të mos kenë policë nëpër këmbë, e kanë thënë ”na e lini neve të përcaktojmë punonjësit e sigurisë”. Godina e Apelit ka një specifikë, aty është edhe penalja edhe civilja. Tek civilja aty...