Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Gjin Gjoni: Vrasja në sallën e gjyqit, dëshmi e rënies së shtetit,Ministri i Brendshëm dhe ai i Drejtësisë duhet të kishin dhënë dorëheqjen
Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka reaguar ashpër ndaj ngjarjes tragjike ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit në Tiranë. Në një intervistë në emisionin “Drejt” nga Luan Rama, Gjoni e cilësoi vrasjen si një akt që tregon dështimin total të shtetit dhe një alarm për gjendjen e sigurisë në vend. “Kam pasur rastin të jem me të ndjerin në të njëjtin trup gjykues. Padyshim, kjo ngjarje është shumë e rëndë për sistemin e drejtësisë. Shteti ka rënë në sallën e gjyqit – aty ku ndërtohet një shtet ligjor,” – tha Gjoni. Sipas tij, një akt i tillë i paprecedentë nuk ka ndodhur as në kohët më të errëta të Shqipërisë. “Nuk ka ndodhur as në vitin 1997, kur...