Bisedime në Egjipt për planin e Trumpit për luftën në Gazë

Bisedime në Egjipt për planin e Trumpit për luftën në Gazë

Delegacionet nga Izraeli dhe Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – kanë nisur negociatat indirekte në Egjipt më 6 tetor, të cilat SHBA-ja shpreson se do të sjellin në ndaljen e luftës në Gazë. Izraeli dhe Hamasi kanë pranuar parimet kryesore të planit të presidentit amerikan, Donald Trump, që synon ndaljen e luftës. Plani parasheh lirimin e pengjeve dhe dërgimin e ndihmave në Gazë. Plani po ashtu mbështetet nga shtetet myslimane dhe perëndimore. Trump ka kërkuar që negociatat të mbahen shpejt për të arritur një marrëveshje përfundimtare. Uashingtoni thotë se palët nuk kanë qenë asnjëherë më afër arritjes së ndërprerjeje të luftimeve. “Më thanë që faza e parë duhet të përmbyllet këtë javë dhe unë po...