Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vrasja e gjyqtarit, gazetarja: Autori i vrasjes ishte në konflikt me 31 familje që në 2012
Pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, 31 familjet e strehuara në ish-Shkollën e Rezervave në Shkodër kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen e gjyqtarit dhe kanë reaguar publikisht, duke deklaruar se familja Shkambi nuk zotëron asnjë dokument pronësor për godinën në fjalë. Ata gjithashtu akuzuan këtë familje për falsifikime dhe manipulime të dokumenteve në procesin gjyqësor që vazhdon prej vitesh. Në emisionin “3D” në RTSH 1, gazetarja Lusi Përgjegji dha detaje të historisë së konfliktit mes 31 familjeve dhe të afërmve të autorit të ngjarjes, 30-vjeçari Elvis Shkëmbi. “Ka nisur një seancë në orën 14:00 në Gjykatën e Apelit të Tiranës, ku gjyqtari fillimisht ka relatuar pretendimet e të dyja palëve dhe më pas ka dhënë vendimin. Seanca ka zgjatur më shumë se një...