Vrau gjyqtarin në seancë, ky është momenti i shoqërimit të Elvis Shkambit nga Policia

Vrau gjyqtarin në seancë, ky është momenti i shoqërimit të Elvis Shkambit nga Policia

Ky është momenti i shoqërimit nga policia të Elvis Shkambit dhe xhaxhait të tij Gjon Shkambi, pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ngjarje që ndodhi këtë të hënë, më 6 tetor, rreth orës 15:40 në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë. Elvis Shkambi, është 30-vjeçari i cili dyshohet se kreu vrasjen. Ai dhe xhaxhai i tij Gjoni, ishin palë në një proces civil që lidhej me një konflikt pronësie në qytetin e Shkodrës, çështje e cila kishte vite që zvarritej në gjykata. Dyshohet se vendimi i dhënë nga gjyqtari Kalaja në seancën e së hënës nuk ishte në favor të Shkambit, gjë që mund të ketë shërbyer si nxitje për aktin ekstrem. Gjatë sulmit, përveç gjyqtarit Kalaja, mbetën të plagosur...