Binajt i vjen “mbështetja” nga FIeri, Luan Baçi: Një kandidat i popullit opozitar, përballë Ramës

Binajt i vjen “mbështetja” nga FIeri, Luan Baçi: Një kandidat i popullit opozitar, përballë Ramës

Pavarësisht se zgjedhjet e 11 majit cilësohet prej saj si “farsë elektorale” dhe nuk e pranon rezultatin e saj, Partia Demokratike do të marrë pjesë në procesin elektoral të pjesshëm të bashkive më 9 nëntor 2025, duke përfshirë këtu dhe Bashkinë Tiranë. Pas shpalljes së kandidaturës për garën elektorale të aktorit dhe aktivistit, Florjan Binaj, demokratët kanë treguar mbështetje për këtë figurë, pasi përmbush elementin e një personi i shoqërisë civile, si dhe me arsyetimin që ai është përballë socialistëve. Lidhur me zgjedhjet e 9 nëntorit, ishte i ftuar në rubrikën “Përballë Lajmit”, me gazetarin Besard Jacaj, deputeti demokrat, Luan Baçi. Ky i fundit, e cilësoi Binajn si “kandidatin e popullit opozitar”, e jo të ndonjë force politike, me arsyetimin se është e rëndësishme mundja...