“Politika ka goditur gjykatësit”, Sula skanon vrasjen e Kalasë: Rama e Berisha i kanë sulmuar

“Politika ka goditur gjykatësit”, Sula skanon vrasjen e Kalasë: Rama e Berisha i kanë sulmuar

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, duke analizuar ngjarjen në një plan më të gjerë që lidhet me presionin politik ndaj sistemit të drejtësisë. Në emisionin “Off the Record” të Andrea Dangllit në A2 CNN, Sula u shpreh se humbja e gjyqtarit në krye të detyrës është një ngjarje jashtëzakonisht e rëndë, ndërsa paralajmëroi se politika po ushqen klimën e dhunës dhe mosbesimit ndaj drejtësisë. “Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e gjyqtarit që humbi jetën në krye të detyrës. Kjo është një tragjedi e madhe. Por më shqetëson mënyra se si politika mundohet ta kompromentojë ngjarjen, me lot krokodili dhe me fajësime të ndërsjella,” deklaroi Sula. Sipas tij, ambienti politik në vend është...