“Gjyqtarët nuk kanë mbrojtjen e institucioneve”/ Avokati Ramaj: Vrasja e gjyqtarit Kalaja, e paralajmëruar me kohë

“Gjyqtarët nuk kanë mbrojtjen e institucioneve”/ Avokati Ramaj: Vrasja e gjyqtarit Kalaja, e paralajmëruar me kohë

Avokati Redi Ramaj komentoi ngjarjen e rëndë pasditen e sotme ku u vra një gjyqtar në sallën e gjyqit kur po jepte vendimin në fund të seancës në Apel. Ramaj theksoi se një ngjarje e tillë ishte e paralajmëruar më parë, pasi ka shumë presion dhe mllef nga politika dhe shoqëria ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. Më tej ai shtoi se një situatë e tillë u krijua edhe pas bashkimit të Apelit të gjithë rretheve në Tiranë. Redi Ramaj: Prej vitesh është në sistem. Pasi ka ndërruar jetë nuk di për asnjë gjyqtar siç tha dhe Klodi, nuk ka vëmendje të shtuar çdokush nga institucionet që duhet t’i mbrojë. Ky gjyqtar prej vitesh në sistem, anëtar i Apelit të Shkodrës i ardhur në Tiranë pasi u shkri...