Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Dinamika e vr*sjes së gjyqtarit, detektori i metaleve nuk funksiononte prej ditësh
Gazetari Igli Çelmeta ka zbardhur dinamikën e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Autori Elvis Shkambi ka hyrë i armatosur përmes një detektori metalesh që nuk funksiononte në hyrje të gjykatës dhe ka ndjekur seancën gjyqësore deri në fund. Teksa gjithçka po mbyllej pa tensione, në momentin e dhënies së vendimit ai ka nxjerrë armën duke qëlluar me tre plumba gjyqtarin Kalaja dhe më pas babë e bir që ishin palë në proces. Elvisi më pas ka dorëzuar armën e krimit dhe ka qëndruar në oborr të gjykatës ku u arrestua nga policia pa bërë rezistencë. “Nga dëshmia e dhënë nga roja është se detektori i metaleve nuk ka punuar jo vetëm sot por prej ditësh, skaneri që kontrollon të gjithë njerëzit, nuk ka funksionuar. Ai...