Aksident fatal në autostradën Lezhë-Tiranë, një person humb jetën

Aksident fatal në autostradën Lezhë-Tiranë, një person humb jetën

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Lezhë–Tiranë. Sipas informacionit paraprak nga policia, viktima dyshohet se po tentonte të kalonte rrugën, kur është përplasur nga një automjet që po lëvizte me shpejtësi. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje dhe për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.