Vrasja e gjyqtarit brenda sallës së gjyqit, autori i vendosi pistoletën në kokë edhe sekretares së seancës, nuk e qëlloi

Vrasja e gjyqtarit brenda sallës së gjyqit, autori i vendosi pistoletën në kokë edhe sekretares së seancës, nuk e qëlloi

Detaje të reja kanë dal në lidhje me vrasjen e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, Astrit Kalaja nga 30- vjeçari Elvis Shkambi, ku shkak dyshohet humbja e gjyqit për pronën e xhaxhait të tij.  Burime për mediat thonë se 31-vjeçari, brenda sallës së gjyqit, i vendosi pistoletën në kokë edhe sekretares së seancës, por nuk e qëlloi.   Ngjarja  Tirana u trondit pasditen e sotme nga vrasja e një gjyqtari brenda sallës së gjyqit në Apelin e Tiranës. Gjyqtari Astrit Kalaja, me një karrierë 32-vjeçare në sistemin e drejtësisë, ishte në krye të detyrës, duke shqyrtuar një çështje pronash, kur një nga personat palë në proces ka qëlluar me armë në drejtim të tij dhe dy personave të tjerë që ishin në gjyq. Fatkeqësisht, gjyqtari Kalaja nuk i ka mbijetuar dot...