Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Mustafa Nano: Loja me kandidatë të pavarur është strategji për ta mbajtur Berishën pa faj pas humbjes
Analisti Mustafa Nano, deklaratën e Sali Berishës se Partia Demokratike nuk do dalë me një kandidat të sajin, por do mbështesë kandidatët nga shoqëria civile, e sheh si strategji për ta shpëtuar atë nga llogaridhënia pas humbjes. Ai deklaroi se është qesharake që një parti që kërkon të marrë frenat e vendit të thotë nuk ka kandidatë dhe ta presë shpëtimin nga shoqëria civile. “Opozita edhe mund t’u besojë kandidatëve të pavarur, dhe kjo do të ishte e lavdërueshme, por nuk mund të hapë lojën e kandidatëve dhe vetë të vihet në pritje. Ajo duhet ta drejtojë këtë proces dhe në fund duhet të jetë ajo që duhet ta zgjedhë kandidatin, tha Nano për MCN. Sipas tij, shqiptarët nuk është se kanë ndonjë respekt të madh për socialistët, pasi përveç problemeve...