Berisha zyrtarizoi Florjan Binajn kandidat për Tiranën, Agron Shehaj del kundër: U hodh në erë procesi

Berisha zyrtarizoi Florjan Binajn kandidat për Tiranën, Agron Shehaj del kundër: U hodh në erë procesi

Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj ka deklaruar se partia e tij nuk e mbështet procesin e përzgjedhjes së kandidaturës së Florian Binajt.  Në një deklaratë për shtyp, ai tha se “qëllimi ynë nuk ishte të impononim emrin e kandidatit, por të zgjidhnim kandidatin e duhur. Mënyra më e mire është realizmi i sondazhit. Si mund të merret ky vendim ? Si mund të shkojmë ne në zgjedhje pa ditur se kush është kandidati më i mirë Kjo është e papranueshme”, tha Shehaj.  “Nuk kam pasur asnjë kontakt me Berishën. Është kërkuar pasi është shpallur kandidati. E merrni me mend vetë, se sa serioze është një takim pasi Partia Demokratike ka dalë zyrtarisht me një kandidat.Komunikimin nuk e ndërpremë ne. Komunikimin, le të themi, përpjekjet tona për të dalë me...