Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zgjedhjet e pjesshme në Tiranë/ Opozita i ‘bllokon’ në KQZ, nuk miratohen aktet për 9 nëntorin, ‘topi’ në Kolegj
Anëtarët e opozitës në KQZ kanë bllokuar përkohësisht punën që në Tiranë të mbahen zgjedhjet më 9 shtator. Dy anëtarët e Komisionit Rregullator, Muharrem Cakaj dhe Helga Vukaj votuan kundër akteve që përcaktonin fletën e votimit dhe afatet e fushatës, pasi kërkuan që 5 bashkitë e tjera, të ndahen nga Tirana. Helga Vukaj, anëtare e propozuar nga PD tha se është fakt publik se ka ankim në Gjykatën Kushtetuese nga Erion Veliaj, ndaj KQZ nuk mund të miratonte dokumente zgjedhjesh për 9 nëntorin, pa u shprehur më herët Gjykata Kushtetuese. Ilirjana Nano, kryetare e Komisionit Rregullator dhe se kjo tryezë nuk mund të gjykonte mbi ligjshmërinë e dekretit të Presidenti. “Kemi vetëm një dekret, po të ishte ndryshe Presidenti do të kishte nxjerrë 6 dekrete. Jam në dijeni për ankimin në Kushtetuese, por ne jemi vënë në lëvizje për...