Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, reagon Gjykata e Apelit: Drejtësia nuk do të trembet
Gjykata e Apelit të Tiranës ka reaguar sot pas vrasjes në sallën e gjyqit të gjyqtarit të saj Astrit Kalaja. Në një reagim, Gjykata e Apelit e cilëson këtë ngjarje të rëndë si një goditje jo vetëm për komunitetin e drejtësisë, por për të gjithë shoqërinë tonë. “Kjo ngjarje tragjike imponon reflektim të thellë mbi nevojën për të forcuar masat e sigurisë në ambientet gjyqësore, duke garantuar mbrojtjen e gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve, palëve dhe çdo qytetari që hyn në sallat e drejtësisë. Siguria është parakusht i pandashëm për ushtrimin e pavarur dhe të paanshëm të detyrës gjyqësore. Kërkojmë që institucionet përgjegjëse të ndërmarrin masa të menjëhershme për rritjen e nivelit të sigurisë dhe për parandalimin e ngjarjeve të tilla në të ardhmen”, thuhet në reagimin...