Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Shoqata Kombëtare e Gjykatësve: Veprim barbar, në kufijtë e aktit terrorist
Shoqata Kombëtare e Gjyqtareve të Republikës së Shqipërisë, ka dënuar me forcë vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda ambienteve të Gjykatës së Apelti. Me anë të një reagimi për mediat Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve thekson se ky veprim barabar është në kufijtë e një akti terrorist. Reagimi: Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë shpreh hidhërimin e madh dhe revoltën e thellë për ngjarjen tragjike dhe tepër të rëndë që ndodhi sot në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Me këtë rast, ajo i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Një veprim i tillë barbar, në kufijtë e aktit terrorist, tregon pasigurinë e madhe në të cilën gjyqtarët e republikës duhet të punojnë dhe mungesën tërësore të...