Vdekja e tmerrshme e studentëve në Kaliforni/ U dogjën të gjallë në Tesla Cybertruck, familjet ndërmarrin veprime ligjore

Vdekja e tmerrshme e studentëve në Kaliforni/ U dogjën të gjallë në Tesla Cybertruck, familjet ndërmarrin veprime ligjore

Një studente humbi jetën në një aksident me Tesla Cybertruck pasi mbeti e bllokuar brenda automjetit që shpërtheu në flakë për shkak të një defekti, sipas një padie të ngritur nga familja e saj. Krista Michelle Tsukahara, 19 vjeç, ishte një nga tre pasagjerët që vdiqën kur automjeti u përplas me një pemë me shpejtësi të lartë në Piedmont, Kaliforni, në nëntor 2024. Prindërit e saj tani kanë ngritur një padi, duke pretenduar se Tesla e Elon Musk e dinte për defektin në dizajn për vite me radhë, por nuk arriti ta rregullonte atë, sipas Daily Mail. Krista, studente e vitit të dytë në Kolegjin Savannah, po udhëtonte në Cybertruck me 19-vjeçarin Soren Dixon, shoferin, dhe 20-vjeçarët Jack Nelson dhe Jordan Miller. Krista, Soren dhe...