Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Presidenti Duka: Ndeshja ndaj Serbisë është shumë e rëndësishme, kemi besim te grupi
Kombëtarja shqiptare do të nisë të hënën përgatitjet për një nga ndeshjet më të rëndësishme të eliminatoreve të Kupës së Botës 2026, atë ndaj Serbisë, që do të zhvillohet në Leskovac më 11 tetor. Në një intervistë për Top Channel me gazetarin Endi Tufa, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, foli për emocionet e kësaj sfide, rëndësinë e saj për ecurinë e Kombëtares dhe besimin që ka te grupi i lojtarëve dhe stafi teknik i drejtuar nga Silvinjo. INTERVISTA E PLOTË: Si po e përjeton këtë transfertë me temperatura të larta? – Nuk ka asnjë ndeshje të ekipit kombëtar që nuk ka emocion maksimal, por kur bëhet fjalë që je në prag të realizimit të një objektivi apo që je në luftë për pikë, gjërat bëhen edhe emocionale. Ndeshja...