Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘E vërteta do dal në sipërfaqe…’/ Kjo javë do jetë një ‘bombë’ për këto shenja sipas Meri Gjinit
Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për javën në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova. Këtë javë e nisim me Hënën e Plotë te Dashi, në mbrëmjen e sotme. Mërkuri, pas disa orësh, kalon te Akrepat, ku gjen edhe Marsin. Kjo javë do të nxjerrë në sipërfaqe çështje që kanë mbetur nga marsi-prilli i 2025.Do të nxjerrë në sipërfaqe informacione ose mënyrën se si të evoluojnë këto çështje, projekte, programe, çështje ligjore. Projekte profesionale individuale do të kenë qartësim. Mërkuri te Akrepat ul tonacionin dhe e bën javën me një ritëm të mirë dhe produktiv. Hyrja e Jupiterit me Venusin ndihmon shumë ekonominë. Nga mëngjesi i sotëm do të ishte mirë të dimë çfarë detyrimesh...