Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“U vra për të drejtën tonë”/ Vrasja e gjyqtarit, flasin familjet që fituan: Gjon Shkambi dhe nipi të dënohen përjetë
Familjet që ishin në konflikt pronësie me Gjon Shkambin janë tronditur sot nga lajmi i vrasjes së gjyqtarit të Apelit në Tiranë, Astrit Kalaja. Dhimbja e tyre bëhet më e madhe për faktin se magjistrati u vra teksa lexonte vendimin gjyqësor në favor të tyre, duke u dhënë të drejtë të jetonin në godinat që pretendonte si pronësi familja Shkambi. Dhe bashkë me lajmin e mirë për fitimin e procesit gjyqësor të mbi 30 familjeve, ka ardhur edhe ai i kobshëm se magjistrati Kalaja u qëllua për vdekje për shkak të verdiktit që dha, pra për shkak të këtyre familjeve shkodrane, qytet nga i cili ishte edhe vetë. Por çfarë thonë vetë banorët? Ata kërkojnë dënimin maksimal për Gjon Shkambin dhe nipin e tij, teksa...