Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ekzekutimi i gjyqtarit në krye të detyrës, reagon Avokati i Popullit: Nevojë urgjente për reflektim dhe përgjegjësi..
Në vijim të reagimeve për ngjarjen e sotme në Gjykatën e Apelit ku u qëllua për vdekje gjyqtari Astrit Kalaja, është shprehur dhe institucioni i Avokatit të Popullit. Në reagimin për mediat, Avokati i Popullit e konsideron ngjarjen nga më të paprecedenta në historinë e drejtësisë shqiptare dhe një alarm i rëndë për shtetin ligjor, për sigurinë publike dhe për shoqërinë tonë.“Avokati i Popullit shpreh tronditjen e thellë për humbjen e gjyqtarit Astrit Kalaja dhe në të njëjtën kohë, ngre me forcë nevojën urgjente për reflektim dhe përgjegjësi institucionale, në çdo hallkë që ka detyrimin të garantojë jetën dhe integritetin e atyre që i shërbejnë drejtësisë. Përtej vetë veprimit kriminal të ndodhur sot, kjo ngjarje e rëndë na detyron të kthejmë vështrimin tek rrënjët e...