Ekzekutohet gjyqtari Astrit Kalaja, Elvis Shkambi e qëlloi tri herë pas humbjes së gjyqit për pronat. Plagosen edhe dy të tjerë

Ekzekutohet gjyqtari Astrit Kalaja, Elvis Shkambi e qëlloi tri herë pas humbjes së gjyqit për pronat. Plagosen edhe dy të tjerë

Drejtësia shqiptare u trondit nga ekzekutimi brenda gjykatës i gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja. Ai u qëllua me pistoletë tre herë. Ngjarja e rëndë ndodhi brenda Apelit të Përgjithshëm menjëherë sapo gjykatësi Kalaja shpalli vendimin për të rikthyer në shkallën e parë një dosje për çështje pronësie. Ky është momenti kur i ndjeri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, por fatkeqësisht nuk u mbijetoi dot plagëve të rënda që mori. Personi që qëlloi me pistoletë për vdekje, gjyqtarin Astrit Kalaja, është Elvis Shkambi, pasi xhaxhai i tij, Gjon Shkambi humbi gjyqin. Por jo vetëm kaq. Autori mbushi armën brenda gjykatës e më pas qëlloi edhe ndaj dy personave, babë e bir, që ishin palët kundërshtuese në procesin gjyqësor dhe që fituan të drejtën...