PD: Të shkarkohet Niko Peleshi. Opozita pretendon se shkeli ligjin në dy seanca parlamentare

PD: Të shkarkohet Niko Peleshi. Opozita pretendon se shkeli ligjin në dy seanca parlamentare

Këshilli i Legjislacionit nisi shqyrtimin e kërkesës së PD për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, socialistit Niko Peleshi. Në emër të opozitës deputeti Ivi Kaso deklaroi se kryeparlamentari Peleshi ka shkelur Kushtetutën dhe rregulloren në seancën e 16 shtatorit kur u miratuan ndryshimet në rregullore dhe në mbledhjen e Parlamentit të 18 shtatorit ku u miratua qeveria Rama 4. PD pretendon se në seancën e miratimit të programit qeverisës PD iu mohua e drejta për të folur në parlament dhe programi u miratua pa iu nënshtruar më parë diskutimeve. “Shkeljet e konsumuara në këto dy seanca s’kanë të bëjnë me shkelje vetëm të natyrës procedurale, ndryshimi i rregullores me procedurë të përshpejtuar në ndryshim nga parashikimet kushtetuese, me anë të së cilës s’mund të shqyrtohej...