Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Vrasja e Ardian Nikulajt/ Ekstradimi i ‘skuadrës ekzekutuese’ ndalohet për shkak të … një gabimi në dokumente
Nga Charles Hymas, THE TELEGRAPH Një gabim i Ministrisë së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, nën drejtimin e Yvette Cooper, ka ndalur ekstradimin e një ekipi të dyshuar atentatorësh drejt Shqipërisë. Biznesmeni Ardian Nikulaj u qëllua për vdekje në prillin e vitit 2023 në hotelin me pesë yje që zotëronte në Shëngjin, një vendpushim i njohur ballkanik. Katër persona me pasaporta britanike u arrestuan më pas në Mbretërinë e Bashkuar, pasi Shqipëria kishte lëshuar një urdhër ndërkombëtar arresti. Edmond Haxhia, i cili ka shtetësi të dyfishtë shqiptare dhe britanike, akuzohet se ka rekrutuar dy burra dhe një grua për planin e ekzekutimit. Banda, përfshirë edhe Haxhian, 38 vjeç, dyshohet se ka udhëtuar drejt Shëngjinit dhe ka ndjekur lëvizjet e Nikulajt përpara se një atentator, Ruben...