FOTO, i riu që vr*u gjyqtarin Kalaja në sallën e gjyqit dhe godina e sherrit

FOTO, i riu që vr*u gjyqtarin Kalaja në sallën e gjyqit dhe godina e sherrit

Astrit Kalaja u vra nga 30-vjeçari Elvis Shkambi, i cili këtë të hënë u fut me armë në ambientet e Gjykatës së Apelit të Tiranës dhe qëlloi gjyqtarin pasi xhaxhai i tij humbi gjyqin për pronën. Godina e ish-Shkollës së Rezervave në Shkodër është burimi i konfliktit mes disa palëve. Në këtë godinë strehohen 31 familje. Ndërsa familja Shkambi pretendon pronësinë e të gjithë godinës. Në vitin 1992, 31 familjet familje me vendim të Bashkisë së Shkodrës u vendosën në godinën e ish-Shkollës së Rezervave të ndërtimit. Banorët pretendojnë se prona është ende shtetërore dhe se dokumentet e Gjon Shkambit janë të falsifikuara. Në gjyqin e sotëm, Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm dha vendim jo në favor të autorit dhe familjes së tij.