Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ekzekutimi i gjyqtarit, reagon delegacioni i BE-së: Shqipëria të rrisë sigurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar për ngjarjen e rëndë të vrasjes së gjyqtarit të Apelit në Tiranë, Astrit Kalaja. Në reagimin e saj, EUDEL shprehet se është e tronditur nga akti i dhunës që rezultoi në vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja dhe plagosjen e dy qytetarëve shqiptarë. “Ne e dënojmë fuqimisht këtë akt kriminal. Shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes së gjyqtarit Kalaja. Kjo tragjedi nxjerr në pah nevojën akute që Shqipëria të rrisë sigurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe të marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar sigurinë në sallat e gjyqit. BE-ja qëndron e vendosur në mbështetjen e saj për konsolidimin e reformës në drejtësi dhe për ruajtjen e sundimit të ligjit në vend”, thuhet në reagimin...