Vrasja e gjyqtarit, reagon ministrja Koçiu: Dënoj aktin barbar, kemi angazhuar ekspertët më të mirë

Vrasja e gjyqtarit, reagon ministrja Koçiu: Dënoj aktin barbar, kemi angazhuar ekspertët më të mirë

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu ka dënuar ngjarjen e rëndë të vrasjes me armë të gjyqtarit Astrit Kalaja në ambientet e brendshme të Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm të Apelit, Tiranë. Në reagimin e saj, ministrja Koçiu e konsideron akt barbar vrasjen e gjyqtarit dhe plagosjen e dy qytetarëve të tjerë, të cilët ishin palë në procesin gjyqësor me familjen Shkambi, të autorit. Ministrja e Brendshme ka shprehur ngushëllimet, ndërsa thekson se nga policia janë angazhuar ekspertët më të mirë për të zbardhur ngjarjen. “Thellësisht e tronditur nga lajmi i rëndë i vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, Astrit Kalaja, dhe plagosja e dy qytetarëve, brenda sallës së gjykatës. Dënoj me forcë këtë akt barbar dhune dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta...