Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Lamallari: Akt kriminal që meriton ndëshkimin më të ashpër me të gjithë forcën e ligjit
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka dënuar ashpër aktin e rëndë të ditës së sotme, atë të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda ambienteve të Gjykatës së Lartë. Me anë të një reagimi në Facebook, Lamallari shkruan se vrasja e gjyqtarit Kalaja në krye të detyrës është një akt kriminal që meriton ndëshkimin më të ashpër me të gjithë forcën e ligjit. Reagim i ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari Sulmi vdekjeprurës me armë ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Astrit Kalaja është sulm ndaj çdo shërbyesi të së drejtës, institucioneve dhe shoqërisë shqiptare. Ky akt i rëndë kriminal duhet dënuar me të gjithë forcën e ligjit dhe siguria e jetës dhe integritetit fizik të njerëzve të drejtësisë është një vijë e kuqe që askush nuk...