Pas 20 vitesh nën restaurim, rihapet varri i faraonit legjendar egjiptian

Pas 20 vitesh nën restaurim, rihapet varri i faraonit legjendar egjiptian

Të shtunën, Egjipti ka rihapur për vizitorët varrin e një faraoni në Luxor pas më shumë se dy dekadash restaurimi, ndërsa përgatitet për hapjen zyrtare të Muzeut të Madh Egjiptian në Kajro. Varri i madh i Amenhotep III i cili udhëhoqi Egjiptin e lashtë në vitet 1390-1350 para erës sonë, ndodhet në anën perëndimore të Luginës së Mbretërve. Ai u zbulua në vitin 1799 nga dy persona dhe sendet brenda tij, bashkë me sarkofagun, ishin vjedhur. Gjatë dy dekadave të fundit, varri i është nënshtruar një projekti japonez me tri faza për restaurimin që përfshijnë rinovimin e pikturave në mure të faraonit dhe gruas së tij. “Është një varr mahnitës”, tha sekretari i përgjithshëm i Këshillit Suprem të Antikuareve, Mohamed Ismail. Ai shtoi se në...