Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Balliu: Siguria në vend ka rënë! Ky akt i rëndë tregon se pushteti i krimit nuk njeh kufi
Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Balliu ka shprehur ngushëllimet familjes , teksa ka shtuar se siguria në vend ka rënë. Ai shtoi më tej se kjo është drama e një vendi ku sundon krimi dhe drejtësia bie. Sipas tij ky akt i rëndë tregon se pushteti i krimit nuk njeh më kufi. Postimi i plotë i Klevis Balliut:Siguria në vend ka rënë. Një gjyqtar u vra në sallën e gjyqit — aty ku duhet të sundonte drejtësia, jo plumbi. Ky akt i rëndë tregon se pushteti i krimit nuk njeh më kufij. Në Shqipërinë e Ramës, krimineli është bërë autoritet politik dhe elektoral, ndërsa shteti është dorëzuar. Kur vritet...