Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Xhixho: Atentat ndaj drejtësisë dhe shtetit ligjor

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Xhixho: Atentat ndaj drejtësisë dhe shtetit ligjor

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar me tone të forta pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit në Tiranë, duke e cilësuar këtë ngjarje si një nga më të rëndat dhe më tronditëset që ka ndodhur ndonjëherë në historinë e sistemit të drejtësisë shqiptare. “Vrasja e një gjyqtari brenda një salle gjyqi është akti më i rëndë dhe më tronditës që ka ndodhur ndonjëherë në një institucion të drejtësisë shqiptare. Ky krim barbar nuk është vetëm një sulm ndaj një individi, por një atentat i drejtpërdrejtë ndaj vetë sistemit të drejtësisë si pushtet i pavarur,” u shpreh Xhixho në reagimin e saj. Deputetja thekson se kjo ngjarje është një tregues i qartë i rënies dramatike të autoritetit...