Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Detaje të reja nga vrasja në Gjykatën e Apelit: Autori e qëlloi gjyqtarin sapo dha vendimin
Dalin në dritë detaje të reja tronditëse nga ngjarja e rëndë e ndodhur në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku u ekzekutua me armë zjarri gjyqtari Astrit Kalaja. Autori i dyshuar i vrasjes është identifikuar si Elvis Shkëmbi, i cili kishte qenë palë në një çështje pronësie që po shqyrtohej në sallën ku ndodhi krimi. Seanca kishte nisur në orën 14:00 dhe kishte vijuar normalisht, derisa në fund gjyqtari Kalaja shpalli vendimin në favor të palës kundërshtare të Shkëmbit. Burime nga hetimi bëjnë me dije se shkrepja fatale ndodhi menjëherë pasi gjyqtari kishte shpallur vendimin dhe ishte ngritur për të dalë nga salla. Pikërisht në atë moment, Elvis Shkëmbi ka nxjerrë një armë zjarri (pistoletë) dhe ka qëlluar gjyqtarin Kalaja me tre plumba,...