Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Aksident në Durrës/ Makina përplas këmbësoren, zbardhen detajet e para
                            Një aksident është regjistruar pasditen e së hënës në rrugën “Egnatia” të qytetit të Durrësit. Sipas të dhënave paraprake, shtetasi M. S duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur shtetasen V. S., 75 vjeçe, e cila po kalonte rrugën. Shtetasja V. S. është dërguar në Spitalin Rajonal Durrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.