Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Reagimi i OSBE-së pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja: Sulmet ndaj gjyqtarëve janë sulme ndaj shtetit të së drejtës
Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku gjyqtari Astrit Kalaja humbi jetën dhe dy persona të tjerë mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri, ka reaguar edhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri. Në një deklaratë zyrtare, OSBE shprehet thellësisht e tronditur dhe e hidhëruar nga sulmi brenda ambienteve gjyqësore, duke i shprehur ngushëllimet familjes së gjyqtarit Kalaja dhe uruar shërim të shpejtë për të plagosurit. OSBE dënon me forcë aktin, duke e cilësuar një sulm të drejtpërdrejtë ndaj shtetit të së drejtës dhe institucioneve demokratike, ndërsa mirëpret arrestimin e autorit të dyshuar dhe thekson rëndësinë e ndjekjes së një procesi të plotë dhe të shpejtë ligjor për vendosjen e drejtësisë. Reagimi i plotë: Jemi thellësisht të tronditur...