Trendi viktorian që vazhdon ende të shtrembërojë trupin e grave

Trendi viktorian që vazhdon ende të shtrembërojë trupin e grave

Nga Emily Alford Në një episod të vitit 2014 të RuPaul's Drag Race, anëtarja e jurisë Michelle Visage vështron me mosmiratim fustanin me shkëlqim të konkurrentes Adore Delano dhe e pyet: "Je e shtrënguar?" duke iu referuar bustit të lirshëm. "Jo," përgjigjet Delano. "Kam 'hog body'," shton ajo, duke përshkruar belin e saj natyral pa ekzagjerimin që krijon korse. Kjo frazë u bë menjëherë klasike, e kundërta e "snatched", një term që rrjedh nga kultura "ballroom" e viteve 1980-1990 dhe nënkupton një figurë të përsosur në formë rëre. Që nga koha kur Drag Race e bëri popullor termin "snatched", koncepti është shpërndarë me shpejtësi. Në Amerikën e Veriut, tregu i veshjeve ngushtuese po lulëzon, me parashikime që shitjet të arrijnë mbi 13 miliardë dollarë deri...