Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘E vrava se po humbja gjyqin…’/ Elvis Shkëmbi pranon vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, ja çfarë u tha policëve
Elvis Shkëmbi, autori i vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Astrit Kalaja, ka pranuar krimin pasi është shoqëruar në Komisariatin Numër 1. Ai ka pranuar vrasjen, ndërkohë që ka thënë se e ka qëlluar gjyqtarin pasi po humbiste një çështje për pronat. “E qëllova sepse po humbisja një gjyq. Isha korrekt me letrat e mia”, ka dëshmuar ai në Komisariatin Numër 1.