Flet vrasësi i gjyqtarit: U detyrova, po humbja gjyqin!

Flet vrasësi i gjyqtarit: U detyrova, po humbja gjyqin!

Elvis Shkëmbi, autori i dyshuar i vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Astrit Kalaja, ka dhënë dëshminë për krimin e rëndë në Komisariatin Numër 1. Ai ka pranuar krimin, ndërkohë që ka thënë se e ka qëlluar gjyqtarin pasi po humbiste një çështje për pronat. “E qëllova sepse po humbisja një gjyq. Isha korrekt me letrat e mia”, ka dëshmuar autori Shkëmbi në Komisariatin Numër 1 sipas burimeve të ABC News.