Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Policia zbardh vrasjen e gjyqtarit: Autori Elvis Shkambi! Plagosi babë e bir me të cilët ishte në gjyq
Policia e Shtetit, ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit, gjatë një procesi gjyqësor. Sipas policisë, autori i ngjarjes është 30-vjeçari Elvis Shkambi, i cili ka qëllua me vdekje ne sallën e gjyqit Astrit Kalanë, ndërsa ka plagosur babë e bir, Rakip Kurtaj dhe Ervis Kurtaj, me të cilët ishte në proces gjyqësor për çështje pronësie. Mësohet se Rakip Kurtaj dhe Ervis Kurtaj, janë dërguar në spitalin e Traumës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e DVP Tiranë, të Elvis ShkambiT, si dhe kanë sekuestruar armën e krimit. Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm...