Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vrasja e gjyqtarit/ Autori i dyshuar vëllai i një ish-kandidati për deputet, ja pista që po hetohet nga policia
Ngjarja e rëndë pasditen e sotme në Gjykatën e Apelit ka tronditur mbarë opinionin publik, pasi u vra me armë zjarri gjyqtari Astrit Kalaja. Bëhet me dije se autori i dyshuar është Gjon Shkami, nga Shkodra. Ai ka patur një çështje pronësie në proces, teksa përveç vrasjes së gjyqtarit brenda ambienteve të gjykatës plagosi dhe dy persona të tjerë, babë e bir jashtë rrezikut për jetën. Shkami është vëllai i Pal Shkamit, ish-kandidat për deputet në qarkun e Shkodrës, i cili ndodhet prej vitesh në gjyqe për çështje pronësie.