Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kuvendi sqaron e-mailin me emrin e Enver Hoxhës: Praktikë rutinë e Bibliotekës, nuk ka qëndrim politik
Kuvendi i Shqipërisë ka reaguar pas shpërndarjes së një materiali informues nga Sektori i Bibliotekës në adresë të deputetëve, ku ndër të tjera përmendej edhe emri i ish-diktatorit Enver Hoxha. Në një sqarim zyrtar, Kuvendi thekson se materiali është pjesë e një praktike të rregullt të Sektorit të Bibliotekës, i cili u dërgon deputetëve informacione me karakter historik dhe arkivor, bazuar në burime të botuara nga institucione shkencore. Reagimi: Ky informacion është pjesë e praktikës rutinë të Sektorit të Bibliotekës, i cili i furnizon periodikisht deputetët me të dhëna historike dhe arkivore, me qëllim informimin e përgjithshëm për ngjarje, data apo elementë të tjerë me karakter historik. Në rastin konkret, sektori ka shpërndarë një material që përfshin datat e lindjes dhe të vdekjes të disa...