VIDEO/ Vritet gjyqtari, arrestohet autori. U qëllua në mes të gjyqit me armë

VIDEO/ Vritet gjyqtari, arrestohet autori. U qëllua në mes të gjyqit me armë

Gjyqtari Astrit Kalaja ka ndërruar jetë pasi u qëllua me armë zjarri këtë të hënë, teksa ishte i pranishëm në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Autori i ngjarjes është Gjon Shkëmbi, dhe mësohet se është arrestuar në flagrancë nga policia. Sakaq efektivë të shumtë, por edhe drejtues të lartë të Policisë ndodhen në vendngjarje. Po ashtu nga kjo ngjarje e rëndë kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Dinamika është e paqartë, pasi nuk dihet sesi Gjon Shkëmbi ka mundur të depërtojë me armë brenda në ambientet e gjykatës, pasi në hyrje të saj ka një detektor metalik. Ngjarja e sotme është një kambanë alarmi për sigurinë...