Dosja “Aruba”/ PD kërkon interpelancë urgjente me Edi Ramën. Bardhi: 5 pyetje për kryeministrin

Dosja “Aruba”/ PD kërkon interpelancë urgjente me Edi Ramën. Bardhi: 5 pyetje për kryeministrin

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar zyrtarisht zhvillimin e një interpelance urgjente me Kryeministrin Edi Rama, lidhur me ndikimin e krimit të organizuar në ekonominë shqiptare dhe përdorimin e mekanizmave shtetërorë për pastrimin e parave. Gazmend Bardhi, në një postim në Facebook, thekson se kërkesa është depozituar në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, ndërsa akuzon qeverinë se ka lehtësuar fuqizimin ekonomik të krimit të organizuar përmes lejeve ndërtimore, licencave, fondeve publike dhe kontratave koncesionare. Një nga çështjet kryesore që Bardhi kërkon të sqarohen në Kuvend është takimi i dyshuar i disa zyrtarëve të lartë shqiptarë në ishullin Aruba në janar 2019, për të cilin ai thotë se është dokumentuar nga Antimafia italiane. Bardhi i drejton Kryeministrit 5 pyetje për të cilat kërkon...