Çështja “Aruba” / PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën, Bardhi: Duhet të japë sqarime

Çështja “Aruba” / PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën, Bardhi: Duhet të japë sqarime

Gazment Bardhi TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka dorëzuar sot një kërkesë në Kuvendin e Shqipërisë për zhvillimin e një interpelance urgjente me Kryeministrin Edi Rama në lidhje me takimin e dyshuar në Aruba. Kreu i këtij grupi, Gazment Bardhi është shprehur në rrjetet sociale se interpelanca ka të bëjë me ndikimin e krimit të organizuar në ekonominë shqiptare dhe fuqizimin e tij përmes lejeve, licencave dhe fondeve publike. Ai thekson se tashmë është koha që Kryeministri të japë llogari përpara Kuvendit për lidhjet e qeverisë me eksponentë të botës së krimit, përfshirë edhe takimin e dokumentuar nga Antimafia italiane në ishullin Aruba, në janar të vitit 2019. "Në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar zhvillimin...