28 mijë minimaturantë testohen sot në provimin e matematikës

28 mijë minimaturantë testohen sot në provimin e matematikës

FOTO ILUSTRUESE TIRANË- Rreth 28 mijë minimaturantë do t’i nënshtrohen këtë të mërkurë provimit të dytë të detyrueshëm, atij të lëndës së Matemtikës. Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të përfundojë në 12:30 dhe do të zhvillohet në 340 qendra provimi të monitoruara nga personel i specializuar. Sa i takon rregullave gjatë provimit, nxënësit duhet të kenë me vete mjet identifikimi (kartë ID ose pasaportë); gjatë kohës që zhvillohet provimi ndalohen rreptësisht telefonat dhe ora smart; minimaturantët duhet të përdorin stilolaps me një ngjyrë dhe kurrë më shumë se një ngjyrë në plotësimin e testit etj. Më 19 Qershor, minimaturantët iu nënshtruan provimit të Gjuhës Shqipe, ndërkohë që më 30 qershor nxënësit e klasave të nënta do të zhvillojnë provimin e tretë...