28 mijë minimaturantë testohen sot në Gjuhën e Huaj

28 mijë minimaturantë testohen sot në Gjuhën e Huaj

FOTO ILUSTRUESE TIRANË- 28 mijë minimaturantë do t’i nënshtrohen kësaj të hëne provimit të tretë dhe të fundit, atë të Gjuhës së huaj. Provimi nis në orën 10:00 dhe përfundon në 12:30. Provimi do të kryhet në 340 qendra që administrohen dhe monitorohen nga stafe të kualifikuara të institucioneve tona arsimore.  Provimi i gjuhës së huaj mund të jetë në anglisht, frëngjisht, italisht apo gjermanisht, në përputhje me gjuhën, e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të ulët, trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar në nivelin gjuhësor A2./ZËRI
Burimi: Zeri.ai